Kryeministri Edi Rama, tha në emisionin “Opinion” se, prioritetet e qeverisë së tij në këtë mandat, Rama tha se se janë pikërisht turizmi dhe eksporti i energjisë.
Pjesë Nga Intervista Në Studio:
Fevziu: A ka prioritete qeveria juaj në këtë mandat?
Rama: Janë shumë të qarta, sepse janë bërë me dije që në fushatën elektorale. Duhet të bëjmë durim që kjo skuadër të shkojë në parlament aty do shpaloset programi i qeverisë. Së pari, ne duam që Shqipëria e kësaj dekade të bëhet kampione në Ballkan për turizimin.
Fevziu: Sa herë kemi garuar kemi dalë të humbur…
Rama: Më lër të luftoj për t’u bërë kampion.
Fevziu: Mund t’ju ndihmojnë në këshilla sepse siç thatë mandati i tretë të jep pak arrogancë…
Rama: Së dyti duam që Shqipëria të bëhet në këtë dekdadë eksportuese neto e energjisë. Nuk janë dëshira të bazuara thjesht tek ëndrra për ta parë Shqipëinë në një nivel tjetër, por janë bazuar tek puna e këtyre viteve dhe investimet që janë në proces ose do të hyjnë në proces.