Dje u konfirmua qeveria Rama3, dhe ajo që bie në sy është se mungon emri i ish-kryeministrit Pandeli Majkos, i cili pas shumë vitesh nuk do të jetë më as deputet në Parlament. Ish deputeti i PS Taulant Dedja ka reagur pwrmes një postimi në’ Facebook’ duke ironizuar për këtë cështje.
Statusi i plotë:
Që Pandi Majko ta kuptojë si duhet Diasporën, tani që nuk ka më ministër Shteti për Diasporën, gjëja më e mirë që mund të bënte është të emigrojë ca vite. Ta provojë si është emigracioni në të vërtetë. Për moshën që ka nuk është vonë akoma. Kam njohur plot në moshën e Pandit që kanë emigruar në Kanada apo USA e janë vërtet të suksesshëm sot. Këtë e them pa shaka. Vetëm shef Edvini ishte emigrant i dështuar. Si thua Pandi, do ta provosh? Boll i pate 30 vjet deputet!