GJKKO nuk i kthen celularin ish-drejtoreshës në Ministrinë e Brendshme: Ka prova të vlefshme, do zbardhim bisedat për tenderin e Policisë

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur të mos i kthejë celularin Edlira Naqellarit, ish-drejtoreshë në Ministrinë e Brendshme. Ajo është arrestuar nga SPAK bashkë me zyrtarë të tjerë për tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit.

Pas kërkesës së ish-drejtoreshës së Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara, GJKKO ka vendosur që celulari të mos kthehet pasi aty mund të ketë prova të vlefshme. “Nuk do të kthehet, mund të ketë prova të vlefshme. Hetimet janë të hapura dhe celulari mund të na duhet për të zbardhur bisedat për tenderin”, ka arsyetuar Gjykata.

Aktualisht Edlira Naqellari është në burg pasi akuzohet për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim. Në prangat e SPAK ranë dhe 8 zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Brendshme.

Zjarr Tv Ad