Nga Klodian Tomorri: Ballkani i hapur, por shqiptarët të mbyllur…

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ballkani i hapur, por shqiptaret te mbyllur. Kryeministri foli dje per Ballkanin e Hapur. Sot u publikuan dhe disa foto teksa pinte vere me Zaevin dhe Vucicin per te festuar hapjen e pandalshme te Ballkanit. Po sot nje mik me nisi kete video nga kufiri mes Shqiperise dhe Kosoves.

Tre kilometer radhe per te hyre ne Kosove ne Qafen e Morines. Shikoni radhen pa fund te kamioneve dhe automjeteve. Me mijera njerez, qe torturohen me ore te tera per te kaluar nga Shqiperia ne Shqiperi.

Jane bere me dhjetera mbledhje te perbashketa mes dy qeverive. Eshte bere mbi 1 milione tone propagande per kete, por kufiri mes Shqiperise dhe Kosoves eshte aty dhe eshte i tmerrshem. A ka turp me te madh se ky? Per cfare duhet te ekzistoje kufiri me Shqiperise dhe Kosoves me se pari?

Para se te hapim Ballkanit nuk do ishte me mire te hiqnim njehere kufirin mes shqiptareve? Apo hapim Ballkanin per serbet dhe u veme tra radhe shqiptareve.

Zjarr Tv Ad