Presidenti Meta merr në dorë shkresën e Damian Gjiknurit: Edi Rama të jetë Kryeministër i Shqipërisë…

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta, ka tashmë në dorë shkresën e Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Damian Gjiknuri, i cili kërkon që Edi Rama të dekretohet si kryeministër i Shqipërisë, i propozuar nga Partia Socialiste.

Duke qenë se kjo forcë politike, arriti të fitonte zgjedhjet e 25 prillit, ka të drejtën dhe të dërgojë në Presidencë emrin e Kryeministrit, shkruan newsbomb. Paraditen e sotme, bëhet me dije se shkresa e Damian Gjiknurit, ka mbërritur në tryezën e Ilir Metës.

Sipas rregullores, Sekretari i Përgjithshëm i partisë që fiton zgjedhjet çon në Presidencë emrin e mandatarit për kryeministër, fizikisht ose në mënyrë elektronike. Nuk dihet nëse vetë Gjiknuri në këtë rast, ka shkuar fizikisht te Meta apo e ka përcejllë shkrësën në rrugë të tjera.

Shkresa vjen dy ditë pasi Edi Rama prezantoi Qeverinë e re, e cila do të drejtojë vendin dhe për 4 vite të tjera.

Po ashtu, pritet të shihet se çfarë qëndrimi do të mbajë Ilir Meta në këtë rast, pasi para, gjatë dhe pas zgjedhjeve ka pasur përplasje të forta në distancë mes tij dhe mazhorancës, shkruan newsbomb.al. Madje, socialistët votuan për herë të parë në histori, shkarkimin e tij si President i Republikës.

Zjarr Tv Ad