“Duke ikur nga karrigia”, Erion Braçes “nuk i del e keqja”: Ka njerëz që i zë libri, ka të tjerë që e kërkojnë në bankomat

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Erion Braçe nuk do të jetë më pjesë e kabinetit qeveritar, pasi siç tha kryeministri Rama, ai ia kishte kërkuar vetë diçka të tillë.

Por pas shpalljes së qeverisë së re, ish-zv.kryeministri nuk i ka ndalur postimet ironizuese dhe thumbuese, pavarësisht se ende nuk dihet me cilin i ka prishur marrëdhëniet nga kolegët e tij.

Ditën e djeshme Braçe postoi një foto të lojës “kaladibrançe”, ku thoshte se kjo lojë i reziston çdo kohe si stil jete, ndërkohë që ditën en sotme ka publikuar një pikturë të piktorit Adrian Cene, ku shihet një filxhan kafe i përmbysur dhe një libër, teksa thotë se e mban çdo ditë pranë për t’i thënë vetes se sa kot është karrigia.

“ADRIAN CENE ESHTE NJE
ARTIST I MADH!
Kjo pikture eshte e tij;
Nje filxhan kafeje i permbysur-dihet cfare perfaqeson dhe, NJE LIBER!
E mbaj cdo dite prane per ti thene vetes se sa kot eshte karrigia!
Ka njerez qe i ze libri,
ka te tjere qe e kerkojne ne bankomat!
#DukeIkurNgaKarrigia

Zjarr Tv Ad