Arrestohet autori i vrasjes në Tropojë, i gjendet në banesë pistoleta që kreu krimin

0
85
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Tropojës ka arritur të arrestojë në flagrancë autorin e vrasjes në fshatin Çerem. Në pranga ka përfunduar shtetasi Altin Ismailsufi, i cili dyshohet se rreth orës së 15:30, ekzekutoi me armë zjarri për motive pronësie fqinjin e tij Isat Goçaj.

Gjatë kontrollit në banesë, Ismailsufit iu gjet dhe arma tip pistoletë me të cilën ai kreu krimin.

Autori i dyshuar po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Tropojë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë: Tropojë

Kapet në kohë rekord autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur në Çerem.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë  falë  reagimit në kohë, veprimeve të shpejta dhe profesionale, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar shtetasin  Altin Ismajlisufi.

Gjatë kontrollit në banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi armën e zjarrit, me të cilën autori kreu vrasjen.

Autori i dyshuar po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Tropojë, për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad