Ministria e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët ne drejtimin e Bora Muzhaqit

0
1399
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kush eshte Bora Muzhaqi?

Bora Muzhaqi ka lindur më 11 mars 1990 në Elbasan.

Ajo përfundoi gjimnazin, universitetin dhe studimet në nivel Master në në Mbretërinë e Bashkuar. Znj. Muzhaqi u diplomua në degën e Ekonomisë në London School of Economics and Political Science, në Londër, e më pas vijoi studimet në nivelin Master, gjithashtu në Londër, pranë HULT International Business School, në fushën e Biznesit Ndërkombëtar.

Nga dhjetori 2013 deri më Janar 2017 punoi si konsulente dhe konsulente e lartë pranë degës shqiptare të kompanisë ndërkombëtare PwC, pozicion në të cilin punoi edhe për zyrat ndërkombëtare të kompanisë. Performanca e lartë në punën e saj i mundësoi edhe një periudhë transferimi në zyrën e Varshavës së PwC, kohë gjatë së cilës rriti edhe më tej eksperiencën dhe njohuritë e saj.

Pas eksperincës në Ernst & Young, Znj. Muzhaqi u punësua nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim me një kontratë konsulence, ku punoi nga janari 2019 deri deri në mars 2021 pranë Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes në rolin e këshilltares.

Roli i saj në kabinet kishte për qëllim mbështetjen e Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes në identifikimin dhe zgjidhjen e problematikave të biznesit në Shqipëri dhe përmirësimin e klimës së tij. Gjatë kësaj periudhe, Bora u angazhua dhe drejtoi procesin e hartimit të projektligjit për mbështetjen dhe zhvillimin e nisjes së sipërmarrjeve të reja novatore (innovative Startup).

Bora Muzhaqi është zotëruese e shkëlqyer e Anglishtes, Gjermanishtes dhe Italishtes, si dhe ka njohuri të mira të Turqishtes.

Zjarr Tv Ad