SHBA kthen në Kosovë afganët që kanë lidhje me grupet terroriste? Reagon ambasada amerikane

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasada amerikane në Kosovë ka reaguar pas lajmit të publikuar në “NBC News” se SHBA do të kthejë në Kosovë qytetarët afganë që dyshohet se kanë lidhje me talebanët ose grupe të tjera terroriste.

Në njoftimin për mediat, ambasada amerikane thotë se ky lajm nuk ëhstë i vërtetë, teksa thotë se në Kosovë do të strehohen një numër i kufizuar qytetarësh afganë, sipas marrëveshjes mes dy qeverive.

“Marrëveshja midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës i lejon Shtetet e Bashkuara të strehojnë përkohësisht në kampin Bondsteel një numër të kufizuar qytetarësh afganë, aplikimet e të cilëve kërkojnë përpunim shtesë. Kjo mund të përfshijë detyra si: qartësimi i identitetit të aplikantëve, historinë e tyre të punësimit, ose lidhjet tjera me Shtetet e Bashkuara. Zyrtarë të Ambasadës Amerikane në Kosovë po ndihmojnë në këtë proces.

Shtetet e Bashkuara i janë mirënjohëse Kosovës për rolin e saj në ndihmën e kryerjes së detyrës së madhe të zhvendosjes së dhjetëra mijëra qytetarëve afganë për në Shtetet e Bashkuara dhe shtetet tjera, përfshirë partnerët e NATO -s, e që u kanë ofruar shtëpi të përhershme afganëve që janë në rrezik. Roli i Kosovës në këtë përpjekje është një mirënjohje për dhembshurinë dhe bujarinë e popullit të saj dhe për rolin në rritje të Kosovës në skenën globale”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Zjarr Tv Ad