Presidenti Serb, Aleksandër Vuçiç pohon se vendi i tij po e pret Kosovën që ta hedhë hapin e parë të filluar fushatën për çnjohje, pas përfundimit të moratoriumit njëvjeçar të nënshkruar në Uashington.
President serb tha se thotë ka vende që janë të gatshme t’i tërheqin njohjet, posa Prishtina të aplikojë diku për anëtarësim, duke theksuar se do të krijojë barriera edhe në INTERPOL dhe UNESCO.
“Në INTERPOL dhe UNESCO ne do t’i mundim ata. Në Këshillin e Evropës, shumë e vështirë për ne. Por, kandidimi i tyre i parë zyrtar do të na e hapë derën dhe më pas ne do t’u tregojmë atyre se nuk mund të rrimë duarkryq, e mund të veprojmë me përgjegjësi dhe reciprocitet”, – tha Vuçiç për TV Prva.
Para një viti, më 4 shtator 2020, ish-kryeministri kosovar Avdullah Hoti e presidenti serb Aleksandër Vuçiq nënshkruan një marrëveshje ku Kosova nuk do të aplikojë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, kurse Serbia do të ndalojë së kërkuari tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.