U bllokohet hyrja në banesa/ Flet Qytetarja: Po bëhet më keq, por Ramën do e votojmë prapë…

0
152
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Banorët e një pallati në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, ditwn e djeshme, protestuan me pretendimin se u është bllokuar hyrja në apartamente nga një biznes që po zgjerohet në katin e parë. Në vendngjarje, u bllokuan punimet ndërsa policia ka mbërritur për të mos lejuar zenka mes palëve.

Në intervistat dhe deklaratat e tyre për “Fax News”, thonë se pas ankesave të tyre, IKMT ka vendosur pezullimin e punimeve, mirëpo ky vendim ka rënë në vesh të shurdhët, dhe pronari i biznesit pretendon se ka leje nga drejtoresha e bashkisë së Tiranës, Frida Pashako. Ajo që është edhe më shqetësuese sipas banorëve, është fakti se ky pallat ka pasur dëmtime edhe nga tërmeti i rënë dy vite më parë, dhe biznesi në fjalë është duke ndërhyrë në muret e katit të parë të pallatit. Qytetarët apelojnë që të ndërhyhet sa më parë në punimet e këtij biznesi, duke u shprehur se rrezikohet që të cënohet siguria e të gjitha banesave. Drejtori i IKMT-së, Mariglen Qato në shkresën, që u ka dërguar banorëve, thotë se punimet nuk mund të bëhen pa dakordësinë e tyre. Banorët pretendojnë se biznesi në fjalë nuk ka dërguar asnjë inxhinier që të mund t’iu japë siguri që punimet në katin e parë nuk cënojnë strukturën mbajtëse të gjithë godinës.

“Nuk po qesim dot të vdekurit nga shtëpitë tonë, i deshën votat ua dhamë, tani çfarë do bëjmë ne, jemi 18 familje, t’i thërrasin trurit. Kemi pasur lulishte, zotërinjtë na e mbyllën hyrjen, një pallat tre lokale, nuk po lënë një cm të pallatit pa shfrytëzuar. Ta dijë zoti kryetari i Bashkisë, ne po e paralajmërojmë, nëse nuk e zgjidh shteti, ne do ta djegim këtë, nuk e lëmë që ta bëjë. Ka ardhur vetë Qato dhe i ka thënë që kjo nuk bëhet, se i takon banorëve. Zotëria që po drejton nuk është banor i pallatit, ka çarë muret, edhe ai pallati në Durrës kështu u shemb. Ta dijë kryetari i bashkisë, kryeministri dhe të gjithë, ne po nuk e zgjidhi shteti do t’i vëmë flakën. Nuk kemi ku dalim mo”, shprehet një prej banoreve. “Vjen policia ulet në kafe me ato, vjen IMT ulet në kafe me ato, po ne e kemi pronën tonë, nuk mund ta lejojmë këtë”, thotë një tjetër qytetare.

“Nuk po marrim dot frymë, ne kërkojmë që të na vijë këtu vetë Erion Veliaj. Po na tha ai që biznesi ka të drejtë ne e japim firmën”, shtoi një tjetër. Ndërsa një qytetare, pavarësisht pakënaqësive, tha se votën do e japë sërish për kryeministrin Rama: “Ne Edi Ramën e kemi votuar dhe do ta votojmë prapë, se na hoqi pijanecët dhe kioskat që kishim këtu, por tani po na e bëjnë me keq”.

Zjarr Tv Ad