Parashikimi i Kreshnik Spahiut: Berisha do bëjë sikur do largohet nga partia, por sërish do tallet me amerikanët

0
124
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Themeluesi i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, në një postim në rrjetet sociale shprehet se Sali Berisha gjatë këtyre ditëve do të largohet nga grupi parlamentar i PD-së, mirëpo sipas tij ai do të vijojë të komandojë partinë.

Spahiu parashikon se Berisha do të dalë si deput i pavarur por në të vërtetë do të jetë sërish kryetar njëjtë si Fatos Nano apo Ilir Meta.

Gjithashtu ai shton se ish-kryeministri do të “tallet me amerikanët”, të cilët edhe po ta burgosin nuk do ta pengojnë për të kontrolluar partinë pasi llogaritë me kreun aktual të partisë, Lulzim Bashën, i ka bërë më herët.

Teksa për Bashën shkruan se ai është “investimi familjes tij, për ditët e tyre më të këqija” sepse e kishin menduar se do të vinin ditë si kjo.

Në fund të statusit të tij Spahiu thekson faktin se ajo parti ka “ADN e Sali Berishës dhe genetika nuk ndryshon me transplant, e jo më me dorëheqje”.

Postimi i plotë:

“Ai, do bëj sikur”
Nga Kreshnik Spahiu
Berisha këto ditë, do bëjë sikur largohet nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, por do e komandoj sërish partinë.
Ai do bëjë sikur do dalë deputet i pavarur por në të vërtet do jetë sërish kryetar.

  • Kështu ka bërë Fatos Nano duke e komanduar PS nga burgu i Tepelenës.
  • Kështu ka bërë Ilir Meta duke e komanduar LSI nga presidenca.
  • Kështu bëri Sali Berisha kur u zgjodh president 1993 dhe vuri Tritan Shehun kryetar të PD.
    Gjithë jetën e tij “ka bërë sikur është larguar”, por realisht ka 30 vjet që është kryetar faktik.
    Ashtu bëri edhe në 2013 sikur u largua.
    Sërish do tallet me amerikanët: Do bëjë sikur largohet nga grupi parlamentar, ndoshta mund largohet edhe si deputet, por ai do e komandoj PD edhe nga Gjiri Lalzit. Madje, madje edhe po ta burgosin, ai e ka organizuar pazarin me Lulzimin që ta kontrrollojë partinë nga dhomat e izolimit.
    Amerikanët e kanë të vështirë ta kuptojnë, që në Shqipēri kryetari partisë mendon trashëgiminë e partisë edhe pas vdekjes, që mos i dalë investimi përtej rrethit të fëmijve dhe mbesave.
    Lulzim Basha është investimi familjes tij, për ditët e tyre më të këqija. Ata e kishin menduar mirë, që do vinte ky moment.
    Ajo parti ka ADN e Sali Berishës dhe genetika nuk ndryshon me transplant, e jo më me dorëheqje.
    Amerikanët mund ta largojnë Sali Berishën nga parlamenti, por do e kenë të pamundur ta largojnë si kryetar de facto të Partisë Demokratike.
    Prandaj jam i sigurtë, që këtë javë ai “do bëjë sikur tërhiqet”
    Ruajeni këtë mesazh si provë…..
Zjarr Tv Ad