Parku Kombëtar i Butrintit bën njoftimin e rëndësishëm

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përmes një postimi në Facebook është bërë me dije se ditën e nesërme për disa arsye të sistemimeve në zonën arkeologjike nuk do të lejohet hyrja e vizitorëve brenda qytetit antik të Butrintit.

Gjithashtu gjatë ditës së nesërme është planifikuar dezinfektimi i zonës si dhe spërkatje me herbicid e insekticid kundra mushkonjave.

Njoftim!

Të nderuar vizitorë! Ditën e nesërme, më datë 7.9.2021 për arsye te sistemimeve në zonën arkeologjike nuk do të lejohet hyrja e vizitorëve brenda qytetit antik të Butrintit. Gjithashtu është planifikuar dezinfektimi i zonës si dhe spërkatje me herbicid e insekticid kundra mushkonjave, të cilat mund të rrezikojnë shëndetin tuaj dhe të fëmijëve më të vegjël. Ju kërkojmë ndjesë nëse keni planifikuar të na vizitoni dhe ju falënderojmë për mirëkuptimin tuaj!”, shkruhet në njoftimin e bërë nga faqja Parku Kombëtar i Butrintit.

Zjarr Tv Ad