Rama 3 qeveri e grave/ Andi Bushati: Nuk kanë karakter, shërbejnë si stoli në kabinet, një grua që quan shefin Skënderbe/ Haxhiu: PS, është më etike me femra!

0
117
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Andi Bushati dhe Baton Haxhiu, kanë debatuar lidhur me qeverinë “Rama 3” dhe prezencën e grave të shumta në qeveri, në Euronews Albania.

Bushati tha se këto gra nuk kanë karakter dhe profil të vetin, por thjesht i bëjnë lajka shefit të tyre, ndaj një qeveri me shumicë gra, nuk e sheh si ndonjë ndryshim pozitiv.

Ndërsa, Baton Haxhiu, tha se nuk ka parë ndonjë burrë në PS që ta meritojë më shumë postin, se gratë e zgjedhura nga Rama dhe se qeveria me gra është më etike.

Andi Bushati: Gruaja është ajo që krijon fizionomi dhe karakter të vetin. A kemi këtë profil gruaje në kabinet? Rama i ka patur gratë në kabinet si një stoli. A kemi gra me karakter, që dinë të mbrojnë idetë, mendimet, qëllimet e tyre? Mendoj se jo. Kemi promovuar gra që quajnë shefin Skëndërbe, që thonë për shefin se nderon Shqipërinë në Europë, që e quajnë artist me famë europiane. Këto lloj femrash, janë promovuar në qeveri.

Baton Haxhiu: Nuk kam parë një mashkull në Partinë Socialiste që e meriton më shumë se ato femra që janë. A pajtohem me një pjesë të asaj që thanë Bushati? Është e vërtetë, që një pjesë nuk do të meritonin të ishin ministre. Kam rezerva për emra të përvetshëm. Por, PS, është më etike me femra, më luajale. E pranoj që femrat e PS e kanë një adhurim për shefin.

Zjarr Tv Ad