Sërish kokainë në kontenierët e “Alba Exotic Fruit’’, arrestohet ortaku i firmës, në kërkim administratori

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Specialët e antidrogës janë duke zhvilluar një aksion në Portin e Durrësit, ndërsa është shoqëruar ortaku i firmës, Barjon Gumeni dhe është shpallur në kërkim administratori Eduart Dauti.

Burime nga policia bëjnë me dije se një tjetër sasi droge është kapur në një konteiner të ”Alba Exotic Fruits”. Mësohet se fillimisht pati sinjalizime dhe më pas Policia zhvilloi kontrolle për disa orë në konteinerët e “Alba Exotic Fruit’’.

Bëhet fjalë për një sasi rreth 10 kg kokainë. Kontenjeri që ka mbërritur në portin e Durrësit ka ardhur nga Amerika Latine.

Kjo është e disa herë që kapet drogë në kontenierët me banane të kësaj kompanie. Më datë 29 u kap një sasi kokainë, më datë 13 korrik u kapën 11.6 kg kokainë, më datë 23 u kapën 6.5 kg dhe sot janë gjetur 7.25 kg kokainë.

Njoftimi i policisë:

Port, Durrës

Vijon operacioni policor i koduar “Rada”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit “Rada”, të nisur më datë 13.07.2021, në Portin e Durrësit, ku nga Task Forca permanente e përbërë nga Policia Kufitare, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe autoritet doganore të Portit janë gjetur dhe sekuestruar lëndë narkotike kokainë në një nga kontenierët për llogari të firmës “Alba Exotic Fruit”, tjetër sasi kokaine është sekuestruar ditën e sotme.

Në vijim të operacionit “Rada”, ditën e sotme, nga Task Forca permanente që vepron në Portin e Durrësit, është ushtruar kontroll i imtësishëm në një nga kontenierët i ngarkuar me banane i ardhur nga Ekuadori, për llogari të kësaj firme, ku si rezultat i kontrollit të imtësishëm në pjesën fundore te kapakët e motorrëve frigoriferike, u gjetën dhe u sekuestruan 8 pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Task Forca permanente që operon në Portin e Durrësit vijon veprimet hetimore, nën drejtimin e SPAK-ut.

Në nisje të operacionit, nga taskforca permanente që vepron në hyrje dhe në dalje të Portit të Durrësit, më datë 13.07.2021, është arrestuar në flagrancë shtetasi B. G., (menaxheri i firmës) dhe është shpallur në kërkim administratori i firmës shtetasi E. D.

Zjarr Tv Ad