Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Haki abazi, i është kundërvënë keq portalit “Albanian Post”, të gazetarit Baton Haxhiu.
“Do ta bëjë edhe ma zi se në Klan”, ka qenë një nga shantazhet e Abazit, kur është kontaktuar nga Albanian Post, për të marrë një prononcim për emrat e ambasadorëve të rinj të Kosovës, pasi Abazi është kryetar i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë, në Parlamentin e Kosovës. Ai i është kundërvënë në mënyrë direkte edhe Baton Haxhiut, duke u shprehur “ta bëj më zi se në Klan, për besë ka me ardhë dita më zi se në Klan ka me të ndodhë”. “Unë po të tregoj, thuaj Baton Haxhiut mos ma qitë të keqen prej barkut”, është shprehur Haki Abazi.
Përse u ankua Abazi?
Shqetësimi i Abazit ishte për një raportim të Albanian Post kur kishte dështuar intervistimi i kandidatëve për ambasadorë.
AP e raportoi tekstin nën titullin “Dështon intervistimi i kandidatëve për ambasadorë”, derisa brenda tekstit ishte një intervistë e realizuar me Time Kadriajn, anëtare e komisionit, teksa kjo e fundit e bënte Haki Abazin fajtor për dështimin e intervistimit.