Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero, shprehet se jo të gjithë qytetarët që marrin vaksinën mund të imunizohen.
Pipero shpjegoi në emisionin Opinion se; organizmi i njeriut nuk përgjigjet njëlloj për vaksinën, prandaj dhe imunizimi tek qytetarët është i ndryshëm.
“Vaksina me 100% mbrojte nuk ka. Edhe aplikimi i vaksinës ka të bëjë me përgjigjen individuale, jo të gjithë reagojnë duke formuar imunitet. E njëjta ndodh me personat që sëmuren me shenja të lehta, kronike, të mesme apo të rënda, jo të gjithë kanë antitrupa pasi kalojnë sëmundjen. 98% e tyre kanë, por ndodh që një përqindje e vogël nuk ka, sepse është përgjigje tërësisht individuale”, -tha Pipero.
Mjeku tha se në vendin tonë, 96 % e qytetarëve të shtruar në spital, janë të pavaskinuar.
“Dikur tek 96% janë persona të pavaksinuar të shtruar në spital. Këto janë tregues real që shkenca thotë. 100% mbrojtje nuk ka, por 96% ka mbrojtje”,- u shpreh Pipero.