Edi Rama: Mandati i tretë do të jetë faza e punësimit cilësor në tregun global për të rinjtë…

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale ka ndarë një lajm të mirë për të rinjtë shqiptarë. Sipas tij, në vendin tonë shkolla e famshme e Silicon Valley, Holberton School, e cila ka hapur edhe faqen e aplikimeve nga Shqipëria. Gjithashtu, Rama premton se mandati i tretë do të jetë faza e kalimit drejt një niveli krejt tjetër në edukimin digjital për fëmijët e të rinjtë.

Postimi i plotë:

“LAJM I BUKUR PËR TË RINJTË: Në vazhdën e përpjekjes për të çelur një kapitull krejt të ri në edukimin e të rinjve me teknologjinë, duke krijuar kushte e mundësi që #Shqipëria2030 të jetë kampione në rajon për hapësirën digjitale dhe t’ju sigurojë të rinjve perspektivën e një punësimi cilësor në tregun global të botës online, pa qenë fare të detyruar të lëvizin nga vendbanimi i tyre në atdhe, sapo ka ardhur në vendin tonë shkolla e famshme e Silicon Valley, Holberton School, e cila ka hapur edhe faqen e aplikimeve nga Shqipëria

Mandati i Tretë do të jetë faza e kalimit drejt një niveli krejt tjetër në edukimin digjital për fëmijët e të rinjtë

#skakohëpërpushim” – shkruan Rama.“Lajm i bukur ”, Rama del me njoftimin e rëndësishëm: Mandati i tretë do të jetë faza e kalimit drejt një niveli krejt tjetër

Zjarr Tv Ad