Klevis Balliu bën vaksinën dhe bën thirrje: S’mund të na e bëni me detyrim, të ngrihemi kundër…

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu, ka bërë sot vaksinën, ndërsa thotë se është kundër vendimit të qeverisë për ta bërë me detyrim.

“Vaksinim po, detyrim kurrë”, thotë Balliu teksa poston foton duke bërë vaksinën dhe u bën thirrje qytetarëve që të ngrihen “kundër vendimit diktatorial” që sipas tij shkel të drejtat e njeriut, për ta bërë vaksinën me detyrim.

Shkrimi i plotë i Klevis Balliut:

VAKSINIM PO

DETYRIM KURRË

Kam qenë dhe jam pro vaksinimit për Covid 19, por nuk jam dhe nuk do të jem KURRË pro vaksinimit të detyruar.

Është e paimagjinueshmë që studentët të detyrohen të vaksinohen në të kundërt atyre ju mohohet e drejta për dijen.

Një vaksinim i detyruar sjell mohimin e lirive për të gjithë qytetarët shqiptar.

Vaksinimi i detyruar është shkelje e të drejtave të njeriut, është diktakti që kërkon të vërë nën sundim vlerat e lirisë.

Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të ngrihen kundër këtij vendimi diktatorial të qeverisë së Edvinoviçit.

Qytetarët nuk mundet dhe nuk duhet të lejojnë qeverinë që ti shkelë të drejtat e tyre.

Zjarr Tv Ad