Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një peshkop spanjoll i njohur si konservator ka hequr dorë nga besimi dhe detyrat fetare, pasi ra në dashuri me shkrimtaren Silvia Caballol dhe tashmë do të jetë pranë saj.
52-vjeçari Xavier Novell njoftoi muajin e kaluar se po largohej nga profesioni si peshkop i Solsona në rajonin Katalunja për arsye “kategorikisht personale”.
Por në mediet vendase u raportua se arsyeja e dorëheqjes së Novell ishte pikërisht dashuria për autoren e romaneve erotike dhe satanike, nënën e dy fëmijëve.
38-vjeçarja e divorcuar, Caballol është shkrimtare novelash erotike me personazhe “të zotëruar nga demonët e epshit”, ç’ka ka shkaktuar shumë zhurmë mes ish kolegëve të Novell.