Zhduket pa lënë gjurmë 15-vjeçari shqiptar në Greqi, familja ngre alarmin

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 15-vjeçar shqiptar është zhdukur pa lënë gjurmë në Kythira të Greqisë. Adoleshenti Namik A. humbi kontaktet me familjen që prej pasdites të së dielës.

Ishin familjarët e 15-vjeçarit të cilët denoncuan zhdukjen e tij në polici dhe bëjnë apel përmes medias që kushdo që ka informacion, t’i ndihmojë. Ai është i gjatë 1.65 m, i hollë, me flokë ngjyrë kafe dhe sy jeshil.

Autoritetet kërkojnë ndihmën e qytetarëve për gjetjen e shqiptarit, duke vënë në dispozicion dhe numrin përkatës të telefonit.

Zjarr Tv Ad