Zjarri në spitalin e Tetovës, flet kreu i zjarrfikësve: E kemi shuar për 27 minuta, na ndihmuan mjekët dhe qytetarët për të nxjerrë viktimat

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i shërbimit të zjarrfikësve në Tetovë, Uka Aliti ka dhënë ditën e sotme një prononcim për mediat lidhur me zjarrin e ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në spitalin e Tetovës. Aliti tha se kishte qenë një punë intensive e tyre gjatë gjithë natës për të nxjerrë viktimat dhe për të siguruar që mos të kishte shkëndija të mbetura nga zjarri i madh.

Gjithashtu ai tha se gjatë momentit që ata po mbërrinin kishte pasur një shpërthim të bombulës së oksigjenit dhe kjo kishte ndihmuar në përhapjen e zjarrit. Ndërsa më tej shtoi se gjatë përpjekjeve të tyre për të nxjerrë njerëzit nga spitali kanë pasur ndihmë nga stafi mjekësor dhe nga qytetarët.

Fjala e Plotë e Kreu të zjarrfikësve të Tetovës

Mund të them se me ndërhyrjen tonë kemi nxjerrë njerëz edhe të gjallë por edhe të pajetë. Puna jonë ishte të nxjerrim njerëzit dhe të shuajmë zjarrin Numrin e saktë nuk mund ta them por do të jenë organet kompetente që do ju japin numrin e saktë të mbijetuarve dhe të atyre që për akt të keq ndërruan jetë.

Struktura modulare e objektit ka filluar të ketë probleme që prej një kohe të mëparshme. Flakët e zjarrit kanë depërtuar në brendësi të objektit.

Gjatë arritjes tonë ka pasur vetëm një shpërthim. Nga ai shpërthim i bombulës, duke qenë se oksigjeni nuk digjet, por ndihmon zjarrin të zmadhohet. Me arritjen tonë dhe me ndërhyrjen tonë, zjarri është shuar brenda 27 minutave. Prej mbrëmë deri më tani kemi qenë në kujdestari gjithë natën që mos të ketë pasoja të tjera nga ai zjarr apo të kishte mbetur ndonjë shkëndijë.

Nga stafi mjekësor, derisa kemi shuar zjarrin dhe kemi bërë evakuimin e njerëzve, kemi marrë ndihmë të madhe edhe nga mjekët të cilët po rrezikonin edhe veten vetëm për të shpëtuar personat e mbetur brenda. Na janë bashkuar edhe qytetarë të cilët donin të ndihmonin në nxjerrjen e personave.

Zjarr Tv Ad