Kryeministri Rama i kthen mediat e huaja në ERTV, sërish intervistë për CNN: Jam i përfshirë personalisht në evakuimin e afganëve, talibanët po luajnë me këtë çështje

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministrin Edi Rama jemi mësuar ta shohim pothuajse çdo ditë në Shqipëri në kanalin e tij ERTV, por së fundmi Rama i është ‘sulur’ dhe mediave të huaja, duke shfrytëzuar sigurisht çështjen e strehimit të afganëve.

Në daljen e radhës në kanalin e famshëm amerikan CNN, Edi Rama deklaroi se problemi me ngecien e procedurave të evakuimit të shtetasve afganë qëndron te talibanet që sipas tij po bëjnë një lojë.

Si shumë herë të tjera, edhe në intervistëm për CNN, Kryeministri Rama përsëriti dhe njëherë që shqiptarët kanë qenë vetë afganë para 30 vitesh.

“Çdo ditë del nga një gjë e re. Nuk mund të them më shumë rreth kësaj se askush nuk e kupton dot se ku është realisht problemi, ndoshta një lojë e talibanëve, por s’mund të spekuloj. Mund të them se kemi bërë për këta njerëz saktësisht dhe për të tjerët që kanë mbërritur tashmë dhe ata që presim që të vijnë. Ky aeroport është mjaft problematik. Nuk mund të spekuloj ku qëndron realisht problemi.

Nuk do të habitesha nëse kjo dso të ishte një lojë e talibanëve, të cilët çfarë thonë sot e ndryshojnë nesër. Lajmi i fundit që mora sot para se të vija këtu mora vesh që e kanë ndryshuar sërish, duke thënë se do të lejojnë vetëm njerëzit me pasaporta, por fëmijet s’kanë pasaporta dhe kjol do të sjellë sërish pengesa.

Nuk di më shumë se kaq, por kam prirjen të besoj se kjo është një lojë brenda Afganistanit dhe nuk ka ndonjë pengesë tjetër. Për të folur sinqerisht, nuk është se jam i dëshpëruar por duke qenë i përfshirë personalisht me ekipin tonë në mënyrë që të sigurojmë që këto operacione të kryhen me sukses, në mënyrë të natyrshme jemi të përfshirë deri në atë pikë që na vjen keq për këta njerëz.

Tingëllon shumë familjare, sepse ne kishim talibanët tonë që ishin mjaft të ngjashëm. Shifrat janë të sakta, ne kemi ofruar disponueshmërinë për reth 4000, natyrisht kjo mund të ndryshojë, operacionet janë bërë absolutisht të vështira. Njerëzit që kanë mbërritur ende nuk kanë shkuar në 1000″, tha Rama.

Zjarr Tv Ad