Vetëm pak minuta larg nisjes të seancës të parë plenare, deputetët e Partisë Socialiste kanë mbërritur pranë ambienteve të Kuvendit, ndërkohë që deputetët e PD-së janë drejtuar në selinë blu.
Nga pamjet e siguruara në ambientet e Kuvendit, e para mbërriti deputetja më e vjetër, Luljeta Bozo më pas Bledi Çuçi dhe më pas të gjithë deputetët e tjerë.
Ashtu si dhe u bë me dije më herët kryedemokrati ka mbledhur grupin parlamentar të Partisë Demokratike, një orë para se t’i kthehen Kuvendit pas dy vite e gjysmë mungesë.
Kreu i PD-së jashtë ambienteve të selisë, është pritur nga dhjetra simpatizantë të irituar të cilët kundështojnë vendimin Bashës, për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar.
Kujtojmë se ditën e djeshme, Basha mori vendimin e papritur për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së dhe si pasojë pati shumë reagime të ndryshme.