O legen/ Disa militantë të PD-së, ofendimi ndaj Bashës në oborrin e Partisë pas vendimit ndaj Berishës…

0
113
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndërkohë që po diltë nga selia e PD-së për t’iu drejtuar Kuvendit, Lulzim Bashës i kanë dalë përpara  një grup militantësh demokratë, duke i kërkuar llogari për vendimin e djeshëm për përjashtimin e Berishës.

Disa prej tyre kanë lëshuar ofendime të rënda ndaj Bashës, i cili vijoi rrugën bashkë me deputetët e tjerë për në Kuvend.

U ndesh ndërhyrja e badigardëve të tij për të qetësuar militantët e acaruar.

Demokratëve iu është dashur që të bëjnë 400 metra në këmbë për t’u futur në Kuvend pasi ky i fundit mbylli derën që lidh oborrin e PD-së me godinën ku zhvillohen seancat plenare.

Më parë, ata kalonin në oborrin e Kuvendit përmes një dere që i lidhte direkt me selinë e PD-së, të cilat janë ngjitur me njëra-tjetrën.

Zjarr Tv Ad