Ne vdesim për ty/ Berisha përshëndet simpatizantët jashtë Kuvendit, Basha largohet kokulur…

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lideri historik i PD, Sali Berisha, menjëherë pasi doli nga Kuvendi përshëndeti mijëra simpatizantë, që ishin mbledhur për të kundërshtuar vendimin e Bashës, i cili përjashtoi ish-kryeministrin nga grupi parlamentar i PD-së.

Berisha pas deklaratës për mediat, iu drejtua simpatizantëve demokrat të cilëve u ka premtuar se do të rikthejë sovranitetin në PD. Gjithashtu, përkrahësit e Berishës mbushën makinën e liderit historik me karafila, duke i shprehur hapur mbështetjen e tyre.

Padyshim që nuk mungonin thirrjet e simpatizantët, ku mes tyre dëgjoheshe një djalë duke thënë: “Ne vdesim për ty”.

Ndërsa në krahun tjetër Lulzim Basha, ka dalë nga ana tjetër e Kuvendit duke shmangur në këtë mënyrë turmën mbështetëse të Sali Berishës. Siç duket PD është e ndarë në dy kampe, Berisha largohet me makinë drejt shtëpisë, kurse Basha në krah të Gazmend Bardhit i drejtohet selisë blu.

Zjarr Tv Ad