Me fytyrë të ngrysur, Lulzim Basha flet për herë të parë për përjashtimin e Berishës…

0
268
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Teksa ka përshkruar rrugën nga Kuvendi për në selinë e PD-së, Lulzim Basha është pyetur nga gazetarët nëse ka pasur presion për largimin e Berishës nga grupi parlamentar. Duke mos dhënë një përgjigje direkte për pyetjen, Basha tha se i vetmi armik i demokracisë dhe i mirëqënies së shqiptarëve është sot Edi Rama.

“Shqiptarët, demokracia shqiptare, e ardhmja e familjeve shqiptare kanë vetëm një armik, ai është Edi Rama”, tha shkurtimisht Basha që shoqërohej nga Gazment Bardhi dhe Ervin Salianji.

Pas përjashtimit të Berishës nga Basha, ish-lideri historik i demokratëve ka paralajmëruar një lëvizje të re kundër asaj që ai e quan një lëvizje të fëlliqur Rama-Basha. Vetë kreu i PD nuk ka bërë asnjë koment gjatë ditës së sotme për Berishën dhe ka thënë se i vetmi armik politik i tij është Edi Rama.

Bashkë me Berishën u pozicionuan dhe tre deputetë të zgjedhur nga PD Edi Paloka, Flamur Noka dhe Tritan Shehu.

Zjarr Tv Ad