Ambasadorët e Shqipërisë, Bullgarië, Greqisë dhe Maqedonisë janë bërë bashkë në Forumin e Energjisë në Evropën Juglindore.
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka postuar një foto nga mbledhja dhe shkruan se ambasadorët u mblodhën në Forumin e Energjisë në Evropën Juglindore për të theksuar përparimin rajonal në diversifikimin e burimeve, furnizimeve dhe rrugëve dhe nevojën për të adresuar ndryshimet klimatike.
“Ambasadorët e SHBA në Shqipëri, Bullgari, Greqi e Maqedoninë e Veriut u mblodhën në Forumin e Energjisë për Evropën Juglindore për të theksuar progesin rajonal në diversifikimin e burimeve, furnizimeve e rrugëve dhe nevojën për të adresuar ndryshimet klimatike.
Faleminderit @AmChamGr @HAEE_Greece @AtlanticCounci për organizimin” shkruan Kim.