Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Aksioni i parë i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë ishte grisja e fletës së votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të Parlamentit.
Shumica e deputetëve të PD kanë marrë fletën e votimit dhe e kanë grisur dhe më pas e kanë hedhur poshtë, si duket urdhër nga kreu i PD, Lulzim Basha.
Po si duket jo të gjithë i janë bindur urdhërit të Bashës pasi Agron Duka ka zgjedhur që mos ngriket fare për të votuar, ndërsa Dashamir Shehi e ka zgjedhur që ta bojkotojë votimin.
Si duket opozita është përçarë që pas vendimit të Bashës për të larguar Berishën nga Grupi Parlamentar i PD.