Meta uron Lindita Nikollën: Tani asnjë sekond bojkot!

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i vendit Ilir Meta ka uruar Kryetaren e re të zgjedhur të Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikollën.

Kreu i Shtetit shkruan se “më në fund kemi mbyllur dy vitet më të errëta të historisë tonë parlamentare me pasoja shumë të rënda dhe afatgjata për demokracinë”.

Ai shprehet se tashmë nuk ka më bojkotim, pasi sipas tij nuk ka vlerë dhe kuptim.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

Urime Kryetares të zgjedhur sot nga Kuvendi i ri i konstituar i Republikës së Shqipërisë!

Më në fund kemi mbyllur dy vitet më të errëta të historisë tonë parlamentare, në këto tre dekada, me pasoja shumë të rënda dhe afatgjata për demokracinë, shtetin e së drejtës, integrimin europian dhe gjendjen ekonomike e sociale të qytetarëve tanë.

Tani asnjë sekondë bojkot, nuk ka vlerë dhe kuptim!

Mbështetje për Kryetaren e zgjedhur, Sh.S.Znj Lindita Nikolla dhe bashkëpunim për interesin e përbashkët të forcimit të demokracisë, shtetit të së drejtës, rivendosjes së llogaridhënies në Kuvend dhe respektimin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

 

Zjarr Tv Ad