Deklarata e fortë e Berishës: Pse Basha ka vite që nuk shkon vetë në SHBA…

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në emisionin Zonë e Lirë”, u shfaq një deklaratë e kryetarit të PD-së Lulzim Basha kur në 2018-ën deklaronte se “nuk do ta eleminonte kurrë babain” në kuptimin politik. I pranishëm në studio ish-kryeministri Sali Berisha, e konsideroi largimin nga grupi një pabesi ndërsa tha se Basha ka vite që nuk shkon më në SHBA.

“E thjeshtë fare. Pabesia njerëzore thyen çdo lot dhe çdo moral. I pabesë. Normal. Një akt të cilin e njoftoi 20 minuta përpara se të dalë në mesazhin e tij. Ma tha në telefon. Unë e kundërshtova në mënyrë kategorike. Nuk ishte tagri i tij një vendim i tillë.

E kundërshtova dhe kërkova që të pranishmëve në mbledhje. Ai e shfaqi më parë mesazhin dhe pastaj ua tha të tjerëve në mbledhje. Ata i la të mbledhur nja një orë dhe pastaj shkoi i njoftoi. Gjithçka e ka bërë për shkak të interesit të tij personal. Ai ka disa vite që nuk shkon në SHBA. Ai me mua ka bërë një bisedë 3 ditë më parë se kishte problemin e deikrminalizmit.

I thashë se nuk ka lidhje me mua. Ai është për gjëra të shkruara ndërsa ky është për përjetësinë. Kur e kam drejtuar unë ka qenë sovrane. Kurrë nuk ka bërë apo ka marrë masa se ka thënë kya po ai. Sovraniteti ka qenë sovranitet.

Ai bëri një pazar me Edi Ramën. Ai ia ofroi: “Largo Berishën dhe merremi vesh bashkë”. Ai e shfrytëzoi këtë rast dhe vazhdon me të. Në 2017 më pyeti pas zgjedhjeve dhe unë i thashë të jepte dorëheqjen. Nëse humb zgjedhjet është dorëheqja” – tha Berisha.

Zjarr Tv Ad