Berisha ironizon Bashën: Do shkoj në mbledhje kur të më teket, nëse vjen në pushtet do bëjë atë që bën Rama…

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha, tha se vendimi i Lulzim Bashës për ta përjashtuar, nuk do e pengojë të shkojë në mbledhjet e grupit parlamentar demokrat. Në “Zonë e Lirë”, Berisha e cilësoi vendimin e Bashës si autokratik, duke ironizuar figurën e tij si lider.

Ai u shpreh se një person që nuk pyet për ligjet e partisë sot që është në opozitë, nuk do të pyesë as për ligjet e shtetit nëse nesër vjen në qeveri. “Kur të më teket”, u përgjigj ai kur u pyet nëse do shkojë në mbledhjet e grupit parlamentar demokrat.

“Një forcë politike që nuk zbaton ligjet e veta brenda nuk zbaton ligjet e shtetit. Pastaj thotë e mora vendimin unë, pavarësisht se shteti ka kushtetutë. Do shkoj në mbledhjet e grupit parlamentar kur të më teket.

Ka bërë një deklaratë shumë të gabuar Lulzim Basha. Pa asnjë bazë. Fjala statut është skajore por për partinë është kushtetutë. Ata që drejtojnë partinë pa ligje, në atë mënyrë do e drejtojnë edhe shtetin dhe bëjnë atë që bën Edi Rama sot”, u shpreh Berisha.

Zjarr Tv Ad