Berisha: E vërteta e përjashtimit të Spartak Ngjelës, ai mund të shkonte në burg…

0
111
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Largimin nga grupi parlamentar i PD-së, ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar një vendim personal të kryedemokratit Lulzim Basha dhe një vendim të pavlefshëm.

Por vetë Berisha përjashtoi nga grupi i PD në vitin 2006, Spartak Ngjelën për shkak të kritikave ndaj tij.
Në emisionin “Zonë e Lirë”, i pyetur për këtë çështje, Berisha deklaroi se e ka larguar me vendim dhe votim të kryesisë.

Sipas tij, Ngjela regjistroi kryeministrin dhe se mund të kishte mbajtur edhe përgjegjësi penale.

“E kam hequr përmes kryesisë. Ngjelën unë mund ta dërgoja aty ku e kishte vendin, pasi kishte regjistruar kryeministrin. Ishte një veprim i pjesshëm. Ngjela u shndërrua në çimkë” – tha Berisha.

Zjarr Tv Ad