Frikë nga rrjedhja e sekreteve për Berishën/ Ja kushti i Bashës që kryetarët e degëve të ishin pjesë e mbledhjes në seli…

0
248
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka përfunduar takimi i kryedemokratit Lulzim Basha, me kryetarët e degëve të PD-së në të gjithë vendin, të cilëve iu ka shpjeguar sot vendimin e marrë për ish-kryeministrin Sali Berisha, të cilin e largoi nga grupi parlamentar.

Mësohet se Basha ka kërkuar që kryetarët e degëve, të kishin celularët e tyre të fikur me qëllim shmangien e çdo mundësie që informacionet të rrjedhin në media. Duket se Basha ka përmendur si argumente për përjashtimin e Berishës edhe prova që dyshohet se mund t’i kenë ardhur më herët nga amerikanët.

Edhe gjatë mbledhjes me deputetët, Basha kishte thënë se ai e kishin marrë vendimin për përjashtimin e Berishës, për sigurinë e tij dhe të familjes së këtij të fundit.

I vetmi që pranoi të fliste për mediat pas mbledhjes, ishte kreu i PD-së në Durrës Ferdinand Xhaferraj, i cili tha se vendimi i Bashës ishte i vështirë, por është marrë duke marrë parasysh të ardhmen e PD.

“Ishte një vendim i vështirë për PD, ndoshta më i vështiri i kësaj partie në 30 vite. Çfarëdovendimi do ishte i polarizuar, do kishte kostot e veta, vendimi u mor në limitet kohore që do të thotë që janë shfrytëzuar të gjitha mundësitë. Në të kundërt do të kishte kosto afatgjata për PD-në”, tha Xhaferraj, i cili u shpreh se tashmë u lind detyra atyre që të komunikojnë vendimin me anëtarësinë.

Zjarr Tv Ad