Rama pret Ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite: Do i bashkohemi nismës për mbjelljen e 50 miliardë…

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama, ka pritur sot në një takim dhe më pas kanë dhënë një deklaratë të përbashkët me Ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite, Princin Faisal bin Farhan Al-Saud.

Gjatë deklaratës Rama tha se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të afërta, dhe tashmë janë shtuar dhe shkëmbimet tregtare mes dy vendeve. Kreu i qeverisë tha se Shqipëria do ti bashkohet nismës së Arabisë Saudite, e cila duket ambicioze, për mbjelljen e 50 miliardë pemëve në të gjithë botën, me qëllim përmirësimin e mjedisit.

“Kjo vizitë është një shenjë e drejtpërdrejtë që gadishmëria për të thelluar bashkëpunimin me Shqipërinë është e madhe, ndamë kënaqësinë që është rritur ndjeshëm numri i turistëve nga Arabia Saudite, edhe falë vendosjes së linjave direkte me lindjen e mesme. Ne jemi shpresëplotë për hapjen e një kapitulli vizitash bilaterale mes dy vendeve.

I ripërsërita ministrit dëshirën për të pritur këtu princin e kurorës, dhe po ashtu e falenderova princin Farhan, dhe përmes tij princin e kurorës për ndihmën e vazhdueshme që na kanë dhënë sidomos në momente të vështira, kur ka qenë fjala për të qenë pranë nesh, dhe pranë atyre më në nevojë. Besoj që tanimë jemi në kushtet kur shohim me optimizëm, mundësinë e investimeve dhe rritjes së volumit tregtar e bashkëpunimit ekonomik në tërësi.

Ndamë edhe disa ide dhe informacione, në të cilat dëgjuam dhe për nismën madhështore të Arabisë Saudite për rritjen e masës së gjelbër në lindjen e mesme, përmes projektit të mbjelljes së 50 miliardë pemëve. Ne do të ishim shumë të lumtur që të ishim pjesë e kësaj nisme, në funksion të një axhende të përbashkët, për të përballuar sfidën e madhe të mjedisit dhe të ngrohjes globale. Arabia Saudite e ka njohur Kosovën dhe ka qenë një mbështetëse e fuqishme për këtë çështje. Është një zë me shumë peshë, dhe ne do të vazhdojmë bashkëpunimin e mëtejshëm.

Dua ta falenderoj me gjithë zemër ministrin e jashtëm dhe mikun tonë, edhe për angazhimin e tij për ti dhënë një shtysë rritjes së komunikimit mes kompanive, dhe për të krijuar një hapësirë në tregun privat, për të rritur investimet”, tha Rama gjatë fjalës së tij.

Ndërkohë princi Faisal bin Farhan Al-Saud nga ana e tij, tha se pret që të ketë një rritje të mëtejshme të bashkëpunimit edhe në fushën e biznesit mes dy vendeve dhe shtoi se duhet të rriten edhe takimet dypalëshe mes drejtuesve të qeverive.

 

 

 

Zjarr Tv Ad