Bashkia e Pukës merr vendimin: Administrata të vaksinohet, ose një herë në javë tampon, askush nuk futet në zyrë…

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryebashkiaku i Pukës, Gjon Gjonaj, ditën e sotme në një deklaratë për media, ku ka dhënë vendimin për administratën në lidhje me vaksinim.

Ai është shprehur se të gjithë punonjësit e administratës publike, duhet të paraqesin kartelën e vaksinimit për të punuar në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e infeksionit.

Kryebashkiaku është shprehur se ata që nuk duan të vaksinohen, atëherë një herë në javë duhet të paraqesin një tampon, për të treguar se janë negativë ndaj kovid-19.

“Nuk është një diktim me dhunë jo të dashur qytetar është një bindje që na con në vendimarrjen tonë. Ne kemi diskutuar që me administratën i është bërë thirrje të vaksinohen, të gjithë drejtorive që kanë të bëjnë me qytetarët të vaksinohen. Në rast të kundër nuk ka asnjë masë ndëshkuese, por duhet që t’i nënshtrohen tamponit javorë. Nuk do pranohet asnjë punonjës i administratës arsim, kultur, për tu futur në punë pa bërë tampon. Ky tampon është me lekë gjë për të cilën që nëse e sheh individi me mirë të bëj këtë sesa të vaksinohet, kjo është çështja e tij” tha Gjonaj ndër të tjera.

Zjarr Tv Ad