Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, pasi ka dalë nga mbledhja në selinë e Partisë Demokratike, ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat.
Ai i ka dalë në krahë kreut të PD, Lulzim Basha në lidhje me përjashtimin e Sali Berishës nga PD, duke thënë se nuk kishte zgjedhje tjetër.
“Nuk ka pyetje të gabuar, nuk ishte çështje vendim i gabuar apo i padrejtë. Nuk kishte mundësi tjetër ishte për Bashën dhe PD, ishte shtegu i vetëm për të kaluar.
Unë e kam thënë që Sali Berisha është person i vetëm i madh politik, padyshim. Beteja për statut që bën Berisha nuk janë të kalibrit të tij janë të vogla,” tha Gjekmarkaj ndër të tjera.