Yuri Kim takohet me komisionerët e KPK-së: Shqipëria ka nevojë për një sistem drejtësie profesional dhe të heqë qafe korrupsionin

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me komisionarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Përmes një postimi në “Twitter”, Kim shkruan se Vettingu me pavarësi dhe integritet është themeli për reformën në drejtësi në Shqipëri dhe procesi duhet të jetë i lirë nga presioni i panevojshëm.

Më tej ajo shton se Shqipëria ka nevojë për një system drejtësie professional, efikas dhe të heqë qafe korrupsionin.

U takova me komisionarët e KPK për t’i falënderuar ata për përshpejtimin e verifikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, pavarësisht sfidave. Vettingu me integritet dhe pavarësi është themeli për reformën në drejtësi në Shqipëri. Procesi duhet të jetë i lirë nga presioni i panevojshëm, përfshirë sulmet ndaj komisionerëve.

Shqipëria ka nevojë për një sistem drejtësie profesional, efikas dhe të hequr qafe korrupsionin – jo vetëm sepse është thelbësor për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian, por sepse njerëzit e Shqipërisë nuk meritojnë më pak. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi, përfshirë verifikimin”, shkruan ajo.

Zjarr Tv Ad