Suzana Guxholli debaton keq me Gjekmarkajn/ Guxholli: Ke thënë të 99-tat për Bashën, Gjekmarkaj: Jeni një hipokrite…

0
183
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjerkmarkaj, është përplasur me Suzana Guxhollin. Të pranishëm në “Opinion”, të dy debatuan ashpër për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga Partia Demokratike, vendim i marrë nga Lulzim Basha. Gjekmarkaj tha se Basha nuk kishte zgjidhje tjetër dhe e quajti Guxhollin hipokrite, ndërsa kjo e fundit, tha se hipokrit ishte vetë Gjekmarkaj, pasi deri në momentin që kryedemokrati nuk e kandidoi për deputet, kishte thënë të ‘99’-at për të.

Pjesë nga debati:

Suzana Guxholli: Në kohën kur SHBA-ja e kërcënoi ishte për djegien e mandateve por Basha nuk e mori atë vendim. Basha do të udhëtojë tani në SHBA.

Agron Gjekmarkaj: Nuk e dimë.

Suzana Guxholli: I kërkoi të mos dilte nga Parlamenti, Basha s’e mori parasysh.

Agron Gjekmarkaj: PD-ja a duhet të ketë marrëdhënie solide me SHBA-të apo jo?

Suzana Guxholli: Nuk e vë në diskutim vendimin e SHBA-ve.

Agron Gjekmarkaj: Ju jeni të gjithë hipokritë sepse i ikni thelbit, thelbi është ky….

Suzana Guxholli: Hipokrit s’jam unë, hipokrit je ti… ke thënë të 99-tat për Bashën kur nuk të vuri deputet, tani që të vuri, flet kështu.

Agron Gjekmarkaj: Unë kam të drejtën e fjalës time, nuk ma ndalon njeri. Kam mbështetur Mark Markun.

Suzana Guxholli: Kjo nuk është e ndershme, nuk është e ndershme, mos vërë në gojën timë fjalë që nuk i kam thënë. Unë e konsideroj SHBA-ne vendin e demokracisë. Nuk e kundërhstoj unë SHBA-në.

Agron Gjekmarkaj: Si zgjidhet, si zgjidhet, më jep zgjidhje…me jep zgjidhje.

Suzana Guxholli: Të shkonte në Këshill Kombëtar.

Zjarr Tv Ad