Ironia e Julian Dedës: Zogu do mbahet mend si mbreti i shqiptarëve, Nano si Kryeministër i zgjuar, Sali Berisha si lideri që ngriti lart dinjitetin kombëtar, Rama si lideri që erdhi tre herë në pushtet dhe nuk bëri asgjë, Basha si ai që humbjen e ktheu në normalitet…

0
198
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktori i humorit Julian Deda, me anë të një postimi në Facebook, ka bërë një reagim me nota ironie, duke nxjerrë në pah se cila ka qenë ajo e mirë që ka ardhur nga Edi Rama. Sipas tij, Zogu do të mbahet mend si mbreti i shqiptarëve, Berisha si lideri që shembi komunizmin, Basha si një njeri që humbjen e pa si një gjë normale, ndërsa Rama i pari që erdhi tre herë në pushtet dhe nuk bëri asgjë, kështu shprehet aktori.

 Nga Julian Deda
Postimi:
Ahmet Zogu do mbahet mend si mbreti i shqiptarëve. Enver Hoxha do mbahet mend si diktatori më kirminel më i poshtër që udhëhoqi vendin drejt mjerimit. Fatos Nano do mbahet mend si një kryeministër i zgjuar për të menaxhuar banditët e 97, aventurier dhe liberal, i cili po të punonte pak më shumë mund të bënte diferencën.

Sali Berisha do mbahet mend si lideri që, udhëhoqi shqiptarët në procesin e shembjes së komunizmit, që ngriti lart dinjitetin kombëtar, duke mbrojtur fort interesat e kombit, i dha Shqipërisë një tjetër dimension, duke e anëtarësuar në NATO dhe duke realizuar lëvizjen e lirë dhe pa viza të shqiptarëve.  Edi Rama do mbahet mend si lideri i vetëm në planet që erdhi tre here në pushtet, duke mos bërë asgjë, pa asnjë program dhe me tuta. Lul Basha do mbahet mend si personi që e ktheu humbjen e një partie në normalitet”.

Zjarr Tv Ad