Mbyllet sondazhi/ 73.3 përqind e shqiptarëve: Vendimi i Bashës për Berishën është i gabuar…

0
295
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbyllet sondazhi i realizuar nga SYRI TV dhe SYRI.net.

Qytetarët shqiptarë u pyetën nëse ishte i drejtë vendimi i Lulzim Bashës për largimin e Sali Berishës. Në total, 73.3 përqind e shqiptarëve, mendojnë se vendimi i Bashës ishte i gabuar.

23.3 përqind e votuesve mendojnë se vendimi i Bashës ishte i drejtë. Ndërkohë 3.3 përqind, nuk kanë shprehur mendim për çështjen në fjalë. E përkthyer në shifra: në total kanë votuar 17.155 persona. Prej tyre, 4001 kanë deklaruar votën e tyre pro vendimit të Lulzim Bashës.

12.583 janë shprehur kundër këtij vendimi. 571 thonë se nuk kanë mendim.

Kujtojmë se një sondazh televiziv i para disa ditëve, zbuloi se mbi 70 përqind e demokratëve janë kundër vendimit të Lulzim Bashës.

 

Zjarr Tv Ad