Nuk ndalet Frrok Çupi, lëshon gjuhën keq ndaj Berishës: S’mund ta rimarrë Partinë Demokratike, nuk ka shumë kohë sepse…

0
137
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Frrok Çupi, ka deklaruar se ish-kryeministri Sali Berisha, nuk bën dot mocione për ta rimarrë drejtimin e Partisë Demokratike.

Sipas tij, Berisha nuk ka shumë kohë në jetën civile, duke shtuar se janë rreth 50 vepra penale në SPAK, që rëndojnë ndaj tij.

“Zoti Berisha e di shumë mirë se nuk bën dot mocion, nuk ka shumë ditë në jetën civile për të kryer shumë gjëra. Nuk ka shumë ditë, sepse vepra e kryer nga Berisha dhe ai e di, janë të paktën 50 vepra penale që janë regjistruar në SPAK. Por mbi të gjitha është një moment kur njeriu paguan një ditë”, – tha Çupi.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës hodhën e akuzua për Berishën duke thënë se ai është “përfshirë në korrupsion madhor dhe ka shkatërruar demokracinë”.

“Amerika tha se në Shqipëri edhe për arsye të tjera, që ka ndodhur korrupsion madhor, ka minuar demokracinë ka favorizuar familjen dhe ka shkaktuar një krizë që do të cenonte sigurinë edhe në Amerikë”.

Zjarr Tv Ad