Revolta e Robert Aliajt: Përse nuk flisni edhe për keqtrajtimin ndaj burrave?

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Artisti Robert Aliaj, është shprehur i revoltuar mbrëmjen e djeshme, lidhur me dhnuën në familje.

Teksa po flitej për rastin e eleminimin së Sabrina Bengës nga bashkëshorti i saj, Aliaj tha se ne si shoqëri jemi të paemancipuar, ku sipas tij kjo është çështje kulturore.

Ai u shpreh se flitet shumë për keqtrajtimin ndaj grave, ndërsa theksoi se nuk flitet aspak për këtë keqtrajtim ushtruar ndaj burrave, pasi kjo shihet si një tabu.

Ne jemi shoqëri e dhunshme. Flitet shumë por që nuk bëhet asgjë fare. Është çështje kulturore, Kjo vjen nga çdo hallkë shoqërore, kështu është ndërtuar edhe vetë shteti tek ne. Përveç dhunes kundër grave, nuk flet njeri për keqtrajtmin kundër burrave nga gratë, nuk flet njeri se kemi turp dhe tabu të flasim hapur”, u shpreh Robert Aliaj.

Por kjo deklaratë e tij, u kundërshtua nga gazetarja Klodiana Lala, e cila tha se ky keqtrajtim ndaj burrave, është në proporcion shumë më të vogël se ajo ndaj grave.

Nuk është e vërtetë se nuk e trajtojmë keqtrajtimin e grave ndaj burrave, por ndaj grave është më e madhe. Nuk është korrekte të thuash që nuk trajtohet”,  tha Klodiana Lala.

 

Zjarr Tv Ad