Kuvendi seancë maratonë, pritet prezantimi i programit qeverisës dhe votimi i kabinetit…

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kuvendi i Shqipërisë këtë të enjte në orën 10:00, do të zhvillojë një seancë maratonë ku pritet që të bëhet dhe prezantimi i programit qeverisës dhe përbërja e kabinetit qeveritar. Në rendin e ditës, është parashikuar paraqitja e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave. Po ashtu,  pritet që gjatë seancës plenare, e cila mund të zgjasë në një afat të pacaktuar, pritet që të zhvillohet një debat mbi programin politik. Ndërkohë mbi programin e qeverisë në orën 13:00, priten përgjigjet e pyetjeve nga Kryeministri dhe anëtarët e Këshillit të Ministrave. Një ditë më pare, mazhoranca bëri publik edhe programin për 4 vitet në vijim.

Rendi i ditës

Në mbështetje të Urdhrit nr.3, datë 15.09.2021 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

  1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 13.09.2021.

(Neni 44, pika 2 e Rregullores)

  1. Njoftime.

(Neni 44, pika 3 e Rregullores)

  1. Projektvendim “Për miratimin e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave”.

(Neni 97, Kushtetutë, neni 110 Rregullore Kuvendi, votim sipas nenit 58 të Rregullores) Paraqitja e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave, sipas nenit 110, pika 1 të Rregullores, nga Kryeministri i emëruar me dekretin nr. 13.213, datë 14.09.2021 të Presidentit të Republikës, ora 10:00 Përgjigjet e pyetjeve nga Kryeministri dhe anëtarët e Këshillit të Ministrave sipas nenit 110, pika 3 të Rregullores, ora 13:00

Debati mbi programin politik dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave sipas nenit 110, pika 4 të Rregullores, ora 16:00 (Referuar kohës së debatit të përcaktuar në Konferencën e Kryetarëve) Hapja e debatit Koha e votimi.

Zjarr Tv Ad