Kapur prej dore me Linda Ramën, Kryeministri ndan foto nga hapja e Teatrit të Operas dhe Baletit…

0
192
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama, e ka nisur ditën sot, me disa foto nga hapja e Teatrit të Operas dhe Baletit. Ditën e djeshme, Teatri u rihap pas një ristrukturimi total të tij, në një mbrëmje gala me praninë e artistëve Ermonela Jahos e Placido Domingo.

“Mirëmëngjes, dhe me disa momente nga mbrëmja emocionuese e ngritjes së perdes së Teatrit të Rilindur Kombëtar të Operas dhe Baletit, ku talentet e Shqipërisë lirike shkëlqyen mrekullisht përreth yllit të Ermonela Jahos e Placido Domingos, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama dhe ndan fotot e mëposhtme.

Mbrëmjen e djeshme, në ceremoninë hapëse të TKOB performuan legjenda e operas, Placido Domingo dhe shumë artistë të njohur, të cilët interpretuan një duet nga Traviata.

Në të morën pjesë edhe artistë nga Tirana si: Ermonela Jaho; soprano e parë të TKOB, Eva Golemi; Mezosopranon Vikena Kamenica; Baritoni Armando Likaj; artisti Klodian Kaçani, si edhe të tjerë emra të njohur.

Zjarr Tv Ad