Pas largimit nga LSI, Luan Rama i bën dedikimin e ngrohtë Fatos Nanos: Qoftë jetëgjatë e shëndetmirë…

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Luan Rama ka bërë një urim të veçantë gjatë ditës së sotme, për liderin historik të socialistëve, Fatos Nano, i cili feston ditëlindjen e 69-të.

Rama  shkruan se asnjë fjalë e thënë prej tij nuk do të ishte e mjaftueshme, për të shprehur mirënjohjen për Fatos Nanon, të cilit i uron jetë të gjatë dhe shëndet të mirë.

“PËR FATOS NANON, NË DITËN E LINDJES…

Gëzuar, edhe pse nuk mjafton asnjëherë kjo fjalë për të sjellë përmasën e vërtetë të urimit dhe mirënjohjen për një mik!

Qofsh jetëgjatë e shëndetmirë, dhe festofsh një shekull ditëlindje!”, shkruan Luan Rama në postimin e tij në rrjetet sociale.

Pas largimit nga LSI, Luan Rama tashmë do t’i rikthehet pasionit të tij të vjetër, duke pasur një emision politik në televizion.

Zjarr Tv Ad