Ulsi Manja flet si ministër i Drejtësisë dhe kërkon bashkëpunimin e opozitës për një ndryshim KUSHTETUES

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka kërkuar sot bashkëpunimin e opozitës për një ndryshim kushtetues që do të mundësonte zgjatjen e mandatit të anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerit Publik deri në përfundimin e procesit të Vettingut.

Manja, duke iu përgjigjur pyetjes në lidhje me përfundimin e mandatit 9 vjeçar të KPK në 17 qershor të 2022, propozoi zgjatjen e këtij mandati deri në vetimin e plotë të 307 subjekteve të mbetura.

Për këtë, ai tha se nevojitet bashkëpunimi i opozitës, pasi maxhoranca nuk i ka votat e mjaftueshme të kryejë e vetme ndryshime kushtetuese.

“Problemi i mbarimit të mandatit të KPK, një nga organet kryesore të procesit të vettingut. Si do të vazhdojë ky proces? Siç u theksua edhe në fjalën e kryeministrit, Reforma në Drejtësi dhe konsolidimi i sistemit të ri në drejtësi, do të vijojë edhe gjatë mandatit të tretë. Mandati i KPK dhe i komisionerit publik është pesë vite nga dita e ushtrimit, ndërsa KPA e kanë mandatin 9 vjet. Mandati i tyre mbaron më 17 qershor të vitit 2022. Janë plot 801 subjekte në total për t’u rivlerësuar. Janë 431 subjekte të vetuar, dhe mbeten në proces 307 subjekte. Për të garantuar vijueshmërinë e këtij procesi dhe për të ruajtur standardet. Ne mendojmë dhe jemi në komunikim të vazhdueshëm edhe me bashkëautorët tanë të reformës BE dhe SHBA, që ky proces të përfundohet nga organet e vetingut. Do të kërkojmë edhe bashkëpunimin e opozitës, që mandati i tyre të zgjatet deri në përfundim të procesit të vettingut. Zgjatja e mandatit kërkon ndërhyrje në kushtetutë, ne nuk i kemi votat e nevojshme për ta zgjatur mandatin e KPK dhe Komisionerit Publik, por do të kërkojmë bashkëpunimin e opozitës”, u shpreh Manja.

Zjarr Tv Ad