Agron Gjekmarkaj flet për herë të parë si deputet: Jeni sekt e surratqepë, ju jeni ata që zgërdhiheni shënojeni, Shqipëria do rezistojë…

0
128
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e djeshme, deputeti më i ri i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj, ka mbajtur fjalën e tij të parë në foltoren e Kuvendit. Ai ka akuzuar qeverinë për programin e mandatit të tretë, ndërsa ka shprehur pakënaqësi për nismat e ndërmara për arsimin.

Gjekmarkaj tha se fundi i qeverisë Rama 3, në rastin më të mirë “do të jetë i ngjashëm me atë të Abdyl Hamitit”.

Pjesë nga fjala e Gjekmarkajt në Kuvend:

Çudi e madhe është të shikosh një sundimtar të plakurn i cili nuk e kupton se durimi i popullit është vorbulla ku ai ha vetëveten. Një gjë e mirë ende nuk i ka braktisur shqiptarët, ajo nuk e ul kokën. Në tregun e poshtërsisë njerëzore, ky sekt, këta surratqep, që manipuluan zgjedhjet dhe vullnetin, për të shtuar vilat, tenderat korrupsioni dhe sundimin. Ua pamë fytyrat e shëmtuara, ua shënuam emrat kudo nëpër Shqipëri. Një ditë, jo larg, drejtësia do të vendoset. Nga kjo foltore ju bëj homazh e përkulem në shenjë nderimi para të gjithë atyre që nuk u shitën, nuk u blenë. Shqipëria e ka në sy portretin e hajdutit, i cili mendon se u bë mbret. Këto kanë një emër, dhe që quhen ministra, deputetë çirakë të botës së kirmit. Shqipëria do të rezistojë, ajo do të përballet. Shënojeni këtë ju që zgërdhiheni.

Kemi një pankartë të madhe bosh nga brenda, fasadë për të fshehur dështimin e arsimit të lartë. Sa lekë u dhanë për kërkimin shkencor. Kryetari i Akademisë së Shkencave, një bolshevik, që po e kthen atë në një zonë ku lëvrohen fonde dhe punësohen pensionistë të Partisë Socialiste, më vonë edhe akademikë si Ahmetaj, Ulsi Manja, Gjiknuri. Premtimi për arsimin ka qenë % e GDP kurse ai aktual është 2.5%. Infrastuktura fizike nuk garanton cilësi dhe shpesh është dëmtues për shëndetin. Kur një qeveri nuk bën atë çfarë do populli, ajo duhet larguar me gurë e hunj. Në rastin më të mirë do të keni fatin e Abdyl Hamitit.

Zjarr Tv Ad