Jozefina Topalli zbulon marrëveshjet e fshehta mes Ramës dhe Bashës: E lanë të dalin të dy në orën gjashtë, që të mos dëgjohej Berisha…

0
98
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Jozefina Topalli, ngre dyshime se Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PD Lulzim Basha, u shfaqën  në Parlament në orën 18:00, pasi kishin bërë marrëveshje për të “eklipsuar” Sali Berishën.

Lulzim Basha refuzoi të flasë në Kuvend për gati dy orë ditën e djeshme, duke insistuar që në sallë të ishte edhe Kryeministri Edi Rama.

Por kreu i qeverisë mbërriti në Kuvend në orën 18:00, në të njëjtën kohë kur ish-kryeministri Sali Berisha, nisi takimin kundër Bashës.

“Fakti që askush nuk dëgjonte parlamentin sot, programin e qeverisë. Ne nuk kemi opozitë. Ke një që quhet opozitë, por nuk është opozitë. Unë e kam thënë, ata janë bashkë. Edhe kur e lanë në orën 6, është e pabesueshme”, u shpreh Topalli në emisionin.

Zjarr Tv Ad