Nënqeshja e deputetëve me realitetin shqiptar, Korreshi: S’është problem për mua, godita me shaka

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD Saimir Korreshi, në një intervistë në Syri Tv me moderatoren Armela Ferko, foli për faktin se fjalimi i tij në parlament u shoqërua me nënqeshje nga deputetët, përfshirë edhe kreun demokrat, Lulzim Basha.

Korreshi thekson se ajo qeshje nuk është problem për të, duke shtuar se goditi realitetin në Lushnjë e në mbarë Shqipërinë me shaka.

“Është keqkuptim i mediave. Pata mundësi që të shprehem në Kuvend. Për mua nuk ka asnjë problem nëse qesh. Ndoshta kreu i PD i dinte batutat. Ishte seancë maratonë e gjatë, kemi qenë vetëm ne deputetët e opozitës, edhe ministrant nuk patën guxim të rrijnë në foltore. Situata ku jemi është tragji-komike. Unë godita me shakanë dhe humorin për të treguar situatën tragji-komike ku ndodhemi.

Realisht që Lushnja është në situatë të rëndë ekonomike. Po të shikoni unë s’e kam prishur terezinë fare, ishin doza humori. Nuk ka qenë mungesë respekti për fjalën time, unë preka realitetin në Lushnjë, ata ministra nuk e dinë gjendjen ku ndodhet Spitali i Lushnjës. Spitali i Lushnjës është sot vetëm për synetlliqe dhe apendesit. Në Lushnjë pas orës 8 të darkës ka vetëm burra e qen”, u shpreh Korreshi.

Zjarr Tv Ad